Çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë? – flet Kamberi

Aktuale

Çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë? – flet Kamberi

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:35
Shaip Kamberi

Sot në Kuvendin e Serbisë pati tensione, ku u përplasën opozita dhe pozita.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se kjo situatë është nxitur nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, e cila refuzojë propozimet e opozitës – kërkesën që në seancën e sotme të shqyrtohej vetëm Ligji për Arsimin e Lartë.

Tutje, Kamberi ka thënë se qëndrimi në seancë ka qenë shumë i vështirë për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës.

“Ishte një përplasje e ashpër pozitë-opozitë. Sipas mendimit tim ishte e nxitur nga kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, e cila refuzojë të gjitha propozimet e opozitës, respektivisht kërkesën që në seancën e sotme do të duhej që të shqyrtohej vetëm Ligji për Arsimin e Lartë në mënyrë që t’i dilet përballë studenteve protestues… Kjo nxiti reagimin e pozitës e cila siç dukej edhe ishte e përgatitu për këtë skandal. Qëndrimi ishte shumë i vështirë në seancë sepse u kriju një atmosferë dhunë aty. Po ashtu për shkak të gazit lotsjellës, e mua mu dashtë që dy herë të largohem nga salla për tu freskuar…”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, sot sesioni i rregullt pranveror i Kuvendit të Serbisë ka nisur me përleshje, bomba tymi, fishekzjarrë dhe opozita shpalosi një pankartë ku shkruhej “Serbia ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat