Zvarritjet në KQZ, Cakolli: Janë shfrytëzuar dhjetë tavolina të numërimit jo njëzet, e pakuptimtë

Aktuale

Zvarritjet në KQZ, Cakolli: Janë shfrytëzuar dhjetë tavolina të numërimit jo njëzet, e pakuptimtë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:48
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi i numërimit është zvarritur për shkak të mosshfrytëzimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të të gjitha kapaciteteve.

Sipas Cakollit në secilin proces zgjedhor deri më tani janë shfrytëzuar rreth njëzet tavolina të numërimit në QNR derisa në këto zgjedhje janë shfrytëzuar vetëm dhjetë.

“Në rradhë të parë kemi pasur zvarritje të procesit zgjedhor si në qendrat komunale të numërimit që si process ka zgjatur gati dy javë dhe ngjashëm edhe për votat nga diaspora për shkak se KQZ-ja në këtë rast nuk është se i ka shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e saj për shembull në secilin proces zgjedhor deri më tani janë shftrytëzuar rreth njëzet tavolina të numërimit në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve derisa në këto zgjedhje është vepruar vetëm me dhjetë sosh dhe tek në ditët e fundit KQZ-ja e ka rritur këtë numër duke i shtuar edhe pesë-gjashtë tavolina të tjera.

Eshtë e pakuptimtë dhe e paarsyeshme nga ana e KQZ-së që të mos i shfrytëzojë hapësirat fizike që i kanë mundësuar që të ketë numërim”, ka thënë Cakolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat