Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Prekaz dhe Marinë, në kuadër të fillimit të Ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Sot, në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, për homazhe në Prekaz dhe Marinë, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ditët e Epopesë së UÇK-së shënojnë një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së luftës për lirinë në Kosovë, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për një vend të vendit.