Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto homazhe u bënë në nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri.
Në postimin e FSK-së në Facebook, theksohet se kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut.