​KESCO: Kompanitë me mbi 10 milionë euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë do të dalin në treg të hapur

Aktuale

​KESCO: Kompanitë me mbi 10 milionë euro qarkullim ose me mbi 50 punëtorë do të dalin në treg të hapur

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:06
KESCO

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), tha se konsumatorët që kanë mbi 50 punëtorë ose që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur - pra do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin.

Sipas njoftimit, kjo vlen nga data 1 qershor 2025 dhe është me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Ndërkaq, nga data 6 mars, KESCO do t’ua dërgojë “konsumatorëve komercialë një shkresë, ku ata duhet të dëshmojnë plotësimin e kushteve për të vazhduar të jenë pjesë e konsumatorëve me tarifa të rregulluara, ose jo”.

“Pra, do të vazhdojnë të jenë ata që kanë jo më shumë se 50 punëtorë ose jo më shumë së 10 milionë euro qarkullim vjetor. Nëse njëra nga këto komponenta tejkalohet, ata të jenë pjesë e tregut të hapur”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat