Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po numërohen kutitë e fundit të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Procesi tashmë është drejt përfundimit, pasi të numërohen vetëm votat e personave me nevoja të veçanta, ku kanë mbetur edhe dy pako.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për një konferencë për media që ishte paraparë të mbahej në orën 19:00.
Megjithatë, konferenca pritet të fillojë me pak vonesë, pasi numërimi i kutive të fundit ende nuk ka përfunduar plotësisht.