Nisma nuk mund të ia marrë AAK-së mandatin e katërt, këta janë emrat e 8 kandidatëve të këtij koalicioni

Aktuale

Nisma nuk mund të ia marrë AAK-së mandatin e katërt, këta janë emrat e 8 kandidatëve të këtij koalicioni

Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:03
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht, është qartësuar edhe numri i mandateve që do t`i kenë AAK-ja dhe Nisma në legjislaturën e re.

Ky koalicion do t`i ketë 8 mandate, pesë do t`i takojnë AAK-së dhe 3 Nismës.

Në bazë të rezultateve ë fundit kandidati më i votuar është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë 44 mijë e 629 vota.

Image
Deputetët

I dyti në listë është Daut Haradinaj me 26 mijë e 229 vota, kurse i treti është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me 25 mijë e 524 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat