Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, tashmë janë mësuar edhe rezultatet nga votat me kusht në Burgun e Dubravës.
Sipas rezultateve të siguruara nga Indeksonline del se Lëvizja Vetëvendosje ka 75 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 70 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 24 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që të sigurojë 33 vota.