Pas përfundimit të numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave të diasporës dhe rreth 80% të votave me kusht, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë arritur rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e fundit.
Sipas të dhënave të fundit, Albin Kurti ka marrë 334,315 vota, ndërsa Glauk Konjufca ka marrë 261,575 vota.
Këto numra dëshmojnë mbështetje të fuqishme për dy liderët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata janë pozicionuar si figura kryesore në politikën e Kosovës pas këtij procesi zgjedhor.