Ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e policisë kryen kurs për shpëtimin e jetës

Aktuale

Ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e policisë kryen kurs për shpëtimin e jetës

Më: 5 mars 2025 Në ora: 20:45
Foto gjatë tranjimit

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it dhe oficerë nga Policia e Kosovës, u bashkuan për të kryer një kurs për shpëtimin e jetëve në Kampin Vrelo, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët dhe oficerët u trajnuan së bashku se si të identifikonin dhe menaxhonin situata kërcënuese për jetën.

” U mësuan shumë çështje mjekësore, duke përfshirë aplikimin e kapëses për ndaljen e gjakut, identifikimin e obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes, shqetësimin respirator dhe hipoterminë”.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat