Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Aktuale

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Më: 5 mars 2025 Në ora: 21:34
Zafir Berisha

Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se nuk do të ishte pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Albin Kurtin, për të qeverisur Kosovën.

Ai ka shprehur mendimin e tij, duke theksuar se, si anëtar i Nismës, e sheh Kurtin si “të keqen e madhe” të vendit.

“Unë po japë mendimin personal, si anëtar i Nismës, me Kurtin nuk do të mundesha ta bashkohesha për të mirë të Kosovës kur ai gjithë angazhimin e ka pasur në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Berisha, në Debat plus.

Berisha ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, të cilat, sipas tij, janë keqkuptuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai ka potencuar se Limaj ka thënë se është i gatshëm të takohet me të gjithë, por jo të formojë koalicion me të gjithë, duke theksuar se nuk është komode situata politike në Kosovë.

“Kryesia e Nisma-s, janë të interesuar për një qeveri të opozitës, kjo është përforcuar pas asaj deklaratës se Limajt se qysh është trajtuar në opinionin publik”, ka shtuar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat