Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar familjen Jashari dhe sakrificën nga ana e kësaj familje.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kurti është shprehur se për çlirimin e Kosovës dhe Republikën e pavarur u luftua dhe u flijua aq shumë.
‘’Për çlirimin e Kosovës dhe Republikën e pavarur u luftua dhe u flijua aq shumë. Adem Jashari bashkë me familjen e tij, e bënë sakrificën më sublime për liri.Përkujtimi i veprës së tyre është obligim qytetar, shtetëror e kombëtar dhe vazhdim i traditës së vendosur 26 vjet më parë, kur u manifestua njëvjetori i Epopesë, i rezistencës dhe qëndresës heroike të Jasharve në Prekaz.Asokohe e kishim UÇK-në që prihej e frymëzohej nga Kryekomandanti Adem Jashari, e sot e kemi më të fortë, më të pajisur, më të armatosur e të trajnuar se kurrë më parë ushtrinë e Kosovës, që po e ngrisim e fuqizojmë, për sigurinë e mbrojtjen e vendit’’, ka shkruar Kurti.
Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, lavdi të rënëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit të rënë për lirinë e Kosovës, ka shkruar Kurti.