Numërimi final i vendvotimeve, KQZ-ja përditëson rezultatet

Aktuale

Numërimi final i vendvotimeve, KQZ-ja përditëson rezultatet

Më: 5 mars 2025 Në ora: 22:45
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, që njëherësh ishin edhe votat e fundit që kishin mbetur pa numëruar.

Pas njoftimi nga zëdhënësi Valmir Eleze, KQZ-ja ka bërë edhe përditësimin e të dhënave në faqen e tyre zyrtare.

Sipas numërimi të 56 kutive, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 44.25 %. VV-ja ka arritur të marrë 5214 vota.

Image
Rezultati

Në pozitën e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 2377 vota ose 20.17%, ndërsa në vendin e tretë është LDK-ja me 13.64% të votave.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat