“A e di çfarë ka ndodhë” – Rexhep Gjergji tregon bisedën më Rifat Jasharin pas masakrës në Prekaz

Aktuale

“A e di çfarë ka ndodhë” – Rexhep Gjergji tregon bisedën më Rifat Jasharin pas masakrës në Prekaz

Më: 6 mars 2025 Në ora: 06:26
Rexhep Gjergji

Rexhep Gjergji, profesor, ish- anëtarë i LDK-së, ka treguar për bisedën që ka pas me Rifat Jasharin pas ngjarjes së 5, 6, 7 marsit në Prekaz, ku familja Jashari në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Gjergji ka treguar se Rifat Jashari e ka telefonuar nga Gjermania për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Ai tregon se në bisedë i kishte thënë se “diçka e madhe” kishte ndodhë, por çka me saktësi nuk e dinte as ky.

“Rifati më pyet a di cfarë ka ndodhë, se po flitet gjithçka. I thash mundem me tregu çka pash po çka ka ndodhë nuk e di.. Më pyeti se po flitet se Ademi ka dalë nga rrethimi, it hash që nuk e di, mund të jetë e vërtetë por edhe mund të mos jetë. Diçka e madhe i thash ka ndodhë”, ka treguar Gjergji.

Sipas tij, ka pasur përpjekje për t’a ndihmuar familjen Jashari nga vëllezërit Geci nga Llausha, por siç ka thënë ai,  rrethimi ka qenë aq i madh sa që nuk ka pasur mundësi me u ofru dhe me ndihmu

Ai ka treguar se më pas janë kthyer në Prishtinë, ku kanë filluar përgatitjet për varrimin e kufomave.

Gjergji ka treguar se kanë marrë telefonatë nga policia serbe që të varrosnin kufomat. Ai ka treguar se fillimisht kanë bërë kërkesë që të shkojnë të shohin në vendin e ngjarjes.

Ai ka thënë se në Prekaz kanë parë një “kasphane”.

Sipas tij, nga policia dhe ushtria serbe ka pas insistim që varrimi të behet sa më shpejtë që serbët të mbulojnë krimin e bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat