Gacaferi “godet” opozitën: S’e mund dot Kurtin me votë, i ka sytë te Grenelli

Aktuale

Gacaferi “godet” opozitën: S’e mund dot Kurtin me votë, i ka sytë te Grenelli

Nga: A.SH Më: 6 mars 2025 Në ora: 07:03
Albin Kurti

Në media është raportuar se emirasi amerikan Richard Grenell do ta vizitojë javën e ardhshme Kosovën.

Analisti Luan Gacaferi ka kritikuar opozitën dhe disa analistë përvtë cilët ka thënë se të gjitha shpresat i kanë të Grenelli.

Sipas tij, të gjithë ata jetojnë me ideologjinë e Isa Mustafës “se nuk pyetet populli kush qeverisë me Kosovën, po pyetet Grenelli!”

Postimi i plotë:

Paramendoni, k'ta krejt shpresat i kanë të varura tek Grenelli, sepse e dijnë qe Albin Kurtin nuk e mundin kurrë me votë! Shpresa e fundit për k'ta mbetet Grenelli, sepse po mbetën me shpresu te vota e popullit edhe 100 vite nuk vijnë në pushtet!

K'ta jetojnë akoma me ideologjinë e Isa Mustafës, se nuk pyetet populli kush qeverisë me Kosovën, po pyetet Grenelli!

Përnima ka pas të drejt Albin Kurti kur ju ka thënë: Çfar hajvanash dhe se ka kaluar koha e hajvanatit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat