Esat Shala trondit me rrëfimet për luftën: Një familjes i bie granata, fëmija në djep e nëna në gjendje të rëndë

Aktuale

Esat Shala trondit me rrëfimet për luftën: Një familjes i bie granata, fëmija në djep e nëna në gjendje të rëndë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 08:43
Esat Shala

Esat Shala, koleksionuesi i qindra videove-kasetave të luftës ka rrëfyer disa momente tronditëse të ndodhura gjatë luftës, të cilat i ka parë në incizimet që ai i posedon. 

Ai ka përmendur një rast kur një familje në Drenas ishte bombarduar dhe kishte shpëtuar një foshnje 6-muajshe, e cila ishte në gjirin e nënës se saj deri në momentin kur e ëma i ndërroi jetë.

“Është një incizim në komunë të Drenasit, një granat që i bie një familjeje edhe shumicën e familjarëve i mytë, shpëton një grua me një foshnje 6 muajshe që është në djep, gruaja është e plagosur rëndë edhe e marrinë foshnjën e saj edhe shtin me pi qumështin e nënës ne çastet e fundit të jetës së saj dhe pas 10 minutash nëna vdes edhe e hekin fëmijën prej gjirit dhe e qesin në djep duke qajtur”, ka thënë Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat