Pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese e padiskutueshme, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen masive të qytetarëve të Kosovës.
Deputeti i zgjedhur për herë të tretë radhazi deputet, Dimal Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për besimin e qytetarëve, duke falënderuar 25 mijë votuesit që e kanë mbështetur për të qenë përfaqësuesi i tyre në Parlamentin e Republikës.
Ai është zotuar për një mandat me nder dhe përkushtim, duke punuar për të mirën e vendit.
Kjo fitore e madhe për LVV dhe Albin Kurtin vjen si një mesazh i qartë i vullnetit të popullit të Kosovës për të vazhduar rrugën e nisur nga qeveria aktuale.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Shumë dashni për gati 400 mijë prej jush që keni zgjedhur Lëvizjen si partinë më të madhe në vend, si dhe Kryeministrin KURTI si kandidatin më të votuar në historinë e vendit tonë!
Për mua do t’jetë nder e privilegj që do t’jem për herë të tretë radhazi përfaqësues i juaji në Parlamentin e Republikës. Mirënjohje nga zemra për besimin dhe vlerësimin e 25 mijë qytetarëve.
Faleminderit dhe do t’vazhdoj të shërbej me nder e përkushtim që besimin tuaj t’ua kthej me punë t’mira për vendin!
Dashni,
Dimali