Dje ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe pritet që brenda pak ditësh të bëhet shpallja e rezultateve.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka dal e dyta, me 22.04% të votave dhe bazuar nga kjo përqindje, kjo parti do të përfaqësohet në Kuvend nga 24 deputetë.
Eugen Cakolli nga IKD, ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë që kanë fituar votat e mjaftueshme për një mandat.
Bedri Hamza, i cili ishte edhe kandidat për kryeministër ka marrë plot 171 mijë vota e 911 duke dal i pari nga kjo parti. Pas tij, kreu i partisë Memli Krasniqi me 37 mijë e 505 vota.
Uran Ismaili është i treti nga PDK i cili ka marrë 43 mijë e 765 vota e pas tij Vlora Çitaku me 41 mijë e 460.
Sala Jashari, ka qenë befasia e këtyre zgjedhjeve pasi ndonëse ka kandiduar për herë të parë ajo ka dal e pesta me radhë nga PDK me plotë 35 mijë e 835 vota.
Që ka fituar ulësen në Kuvend por ka marrë më së paku vota nga PDK, është Kosovare Murseli me 16 mijë e 250 vota.
Lista e plotë e deputetëve të PDK-së:
