Osmani dhe Kurti hyjnë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Aktuale

Osmani dhe Kurti hyjnë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë hyrë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Prekaz, raporton KosovaPress.

Vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari ka pritur ndaras Osmanin dhe Kurtin në kullë.

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti vizituan Kullën e Jasharëve në Prekaz, por ndaras nga njëri-tjetri.

Ndërsa, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, krerët e shtetit kanë bërë homazhe së bashku, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Jasharët, zhvilluan rezistencë më 5, 6 dhe 7 mars, ku u përballën me forcat serbe, më 1998. Ai ishte sulmi i tretë ndaj tyre por që mori jetën e 55 personave - 22 prej të cilëve ishin të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, shkruan KosovaPress.

Pesë, gjashtë dhe shtatë marsi shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - manifestim që mbledh në Prekaz qytetarë, organizata e përfaqësues të institucioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat