Baca Rifat thumboi ministrin Sveçla: “A po e ngon kënd, a veç veten?"

Aktuale

Baca Rifat thumboi ministrin Sveçla: “A po e ngon kënd, a veç veten?"

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:51
Foto nga takimi

Qeveria e Kosovë për nder të “Epopesë së UÇK-së”, sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministrat e tjerë janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Një bisedë të interesante në mes bacës Rifat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka siguruar eo.

Baca Rifat i bënë pyetje me thumb, Sveclës duke i thënë se “A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten”.

Kjo është biseda e plotë:

Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?

Xhelal Sveçla: Po ngoj.

Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.

Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.

Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.

“Urime festa të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat