Epopeja e UÇK-së, motoçiklistët parakalojnë në nder të kësaj dite

Aktuale

Epopeja e UÇK-së, motoçiklistët parakalojnë në nder të kësaj dite

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:01
Epopeja e UÇK-së, motoçiklistët parakalojnë në nder të kësaj dite

Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, motoçiklistë nga klube të ndryshme të vendit kanë organizuar një parakalim në qytetin e Skenderajt.

Të pajisur me flamuj të UÇK-së dhe kombëtarë, ata nderuan heroizmin dhe sakrificën e të rënëve për liri.

Ky aktivitet është bërë tradicional dhe shënon respektin e vazhdueshëm për luftën çlirimtare dhe familjen Jashari, simbolin e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat