Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Aktuale

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e të dërguarit special të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, lidhur me çështjen e krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Ambasada gjermane përmes një postimi në Facebook thuhet se tashmë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.

‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit.

Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat