Për herë të parë deputet në Kuvend, Qorrolli ka një mesazh për të gjithë ata që e votuan

Aktuale

Për herë të parë deputet në Kuvend, Qorrolli ka një mesazh për të gjithë ata që e votuan

Nga: A.SH Më: 6 mars 2025 Në ora: 14:59
Vigan Qorrolli

Vigan Qorrolli, ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka falënderuar të gjithë votuesit, duke thënë se tani ky është një obligim i pashmangshëme një përgjegjësi e madhe.

“Do të punoj për një Kosovë ku drejtësia mbretëron mbi interesin, ku virtyti udhëheq mbi pasionin dhe ku e vërteta triumfon mbi mashtrimin”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

16.6 mijë vota: një përgjegjësi e madhe, një obligim i pashmangshëm, një rrugë që s'ka kthim! ❤️🇽🇰❤️

Në një republikë të vërtetë, pushteti nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të virtytshme. Kur njerëzit zgjedhin me mendje të lirë dhe zemër të pastër, ata nuk i japin një individi thjesht një pozitë, por një përgjegjësi për të udhëhequr me mençuri, moral dhe drejtësi.

Dhe sot, këto 16 mijë e 600 vota nuk janë vetëm rezultati im elektoral, janë një mesazh i qartë se Kosova kërkon guxim, vizion dhe vendosmëri.

Kjo mbështetje e madhe nuk është sall një privilegj, por një detyrim i shenjtë për të garantuar qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve. Sepse Shteti ekziston për njerëzit, jo njerëzit për Shtetin.

Faleminderit secilit qytetar që e pa tek unë përfaqësuesin e tij! Faleminderit kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! -- shtëpisë tonë politike të përbashkët për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

Do të punoj për një Kosovë ku drejtësia mbretëron mbi interesin, ku virtyti udhëheq mbi pasionin dhe ku e vërteta triumfon mbi mashtrimin.

Ky është vetëm fillimi. Përpara, me guxim, me përkushtim, me Kosovën para së gjithash!

Të faleminderit, Kosovë! 🫶

Të falem përjetësisht! 😍

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat