Baraliu: Partitë opozitare kanë pritur se do të kenë me dhjetëra mija vota të siguruara nga diaspora

Aktuale

Baraliu: Partitë opozitare kanë pritur se do të kenë me dhjetëra mija vota të siguruara nga diaspora

Më: 6 mars 2025 Në ora: 17:25
Profesori universitar, Mazllum Baraliu

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka deklaruar se procesi i votimit nuk ka përfunduar ende, pasi që sipas tij KQZ ka paralajmëruar një takim për rinumërimin e votave nga diaspora.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Baraliu thotë se pasi të përfundoj procesi i ankesave, KQZ është në gjendje që të ndërmerr vendimin për t`i shpallur rezultatet përfundimtare.

“Procesi nuk ka përfunduar ende sot në ora 15:00, KQZ ka paralajmëruar që do të ketë një takim për rinumërimin e votave nga diaspora. Pasi të përfundoj procesi i ankimimeve në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, atëherë këto dy institucione e lajmërojnë KQZ-në që nuk ka në procedurë ndonjë ankesë qoftë individuale qoftë kolektive partiake ose koalicioni atëherë KQZ-ja është në gjendje sigurisht të ndërmerr vendimin për t`i shpallur rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e tyre tek atëherë duhet të ndërmerret ky fakt”, ka deklaruar ai.

Sipas profesorit, partitë opozitare kanë pritur se do të kenë me dhjetëra mija vota të siguruara, por nuk kanë qenë ashtu.

“Është pritur që vota e diasporës tek LVV dhe tek partitë tjera opozitare do të jetë më e madhe madje kanë menaxhuar mos të them me shifra të mëdha subjektet politike të opozitës duke siguruar se me dhjetëra mija i kanë të sigurta si vota atje por nuk doli ashtu. Se a ka pasur manipulime kjo mbetet ende çështje për t`u verifikuar nga organet përkatëse në procesin ankimor”, shtoi Baraliu.

Baraliu thekson se procesi zgjedhor ka qenë demokratik, ndërsa sa i përket numërimit të votave ka qenë çështje e mospërgatitjes të KQZ-së.

“Ky proces zgjedhor për kundër zvarritjes për kundër ngadalësimit që nuk janë faj as i votuesve e as i qytetarëve, ndoshta as i partive politike, procesi ka qenë i mirë, demokratik dhe për lakmi. Kjo është e rëndësishme qoftë në përgatitje, fushatë qoftë në ditën e zgjedhjeve, ndërsa sa i përket numërimit është çështje e mospërgatitjes ose mos vëmendjes të Komisionit Qendror Zgjedhor për të kontrolluar maksimalisht procesin teknik”, tha ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat