Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadoren e Kanadasë në Kosovës, ku është diskutuar për procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike në vend.
Në një postim në ‘Facebook’, Krasniqi bëri të ditur se në takimin me ambasadoren Blitt, ka diskutuar për procesin zgjedhor, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.
“Mbështetja e Kanadasë për Kosovën ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme në rrugën tonë drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe integrimit euroatlantik.
Faleminderit për vizitën, ambasadorja Blitt!”, ka shkruar Krasniqi.