Një incident me sulm fizik mes disa të rinjëve ka ndodhur të enjten në mbrëmje në veri të Mitrovicës.
Katër qytetarë të komunitetit serbë kanë sulmuar 2 shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Petrit Fezja, shef i operatives për veri ka konfirmuar se një person është arrestuar i cili është duke u marrë në pyetje, ndërsa tre të tjerë janë liruar.
“Ajo çka mund të themi për tani është se është një grup prej 3-4 personash kanë sulmuar në rrugën ‘Sutjeska’ disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim te mjeku. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, ka thënë Fejza
Tëvë 1 mëson se dy të sulmuarit janë përcjell nga katër serbë dhe pastaj janë sulmuar, si pasojë ka mbetur një person i lënduar.