Naser Hafizi lirohet nga paraburgimi

Aktuale

Naser Hafizi lirohet nga paraburgimi

Më: 6 mars 2025 Në ora: 22:49
Naser Hafizi

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, u lirua nga paraburgimi.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij Ahmeti Tahiri.

“Sot, dreijetësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Hafizi ishte arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, është liruar nga masa e paraburgimit.

Ai u prangos në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendej në paraburgim.

Naser Hafizi, dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat