Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Aktuale

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Më: 6 mars 2025 Në ora: 23:23
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Në zgjedhje  njëri ka dalë I pari njëri i dyti, nëse i pari nuk e bën qeverinë atëherë e bën i dyti ose edhe kemi opsion tjetër shkojmë në zgjedhje , edhe ato zgjedhje janë të mundshme, nësë nuk mund ta krijojë qeverinë asnjëra palë atëherë shkojmë në zgjedhje, njëparë zgjedhje në qershor, në tetor rundi tjetër në nëntor, në prill edhe i shpallim sport kombëtar zgjedhjet”, u shpreh Krasniqi në Rtv21.

Ai shtoi se çështja e kryeministrit as nuk vjen në diskutim.

“Nuk heqim dorë nga Hamza, nuk ndodh ajo”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat