Procesi i formimit të institucioneve përgjegjëse pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ishte tema e emisionit të sontëm të Rubikonit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, në emisionin "Rubikon" sqaroi përgjegjësinë në rast se ka bllokada për ta formuar qeverinë.
Ai tha se në këtë rast i takon presidentes Vjosa Osmani, të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Ajo është përgjegjëse për funksionim të institucioneve të cilën e thotë Kushtetuta, është balancuese e tyre”, tha ai.
Hasani theksoi se në rast se Osmani nuk e bën këtë e shkel Kushtetutën.