Si ndodhi rrahja mes të rinjve shqiptarë, serbë e boshnjakë në veri të vendit?

Aktuale

Si ndodhi rrahja mes të rinjve shqiptarë, serbë e boshnjakë në veri të vendit?

Më: 7 mars 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Gjatë ditës së enjte në Mitrovicë të veriut u raportua për një incident.

Sipas gazetarit korrespodent, Urall Boshnjaku, disa të rinj shqiptarë janë përfshirë në një konflikt fizik me disa të rinj të nacionalitetit serb dhe boshnjak.

“Sipas dyshimeve fillestare, kanë qenë katër persona të cilët kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë kaluar në veri. Bëhet fjalë për tre serbë dhe një boshnjak, të cilët janë të dyshuar për këtë sulm”, tha ai për “Ora Shtatë”.

E rastin  e ka konfirmuar edhe Petrit Fejza, shef i operativës në policinë e rajonit në veriut.

“Një grup prej katër të rinjsh serbë i kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë. Dy prej të rinjve shqiptarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat