Ndonëse intervenuan për të ndërprerë një përleshje, përfunduan vet të sulmuar.
Por, nuk është rasti i vetëm kur policët sulmohen në detyrë. Dukagjini ka kërkuar të dhëna nga Policia për numrin e rasteve kur cak kanë qenë pjesëtarë të saj.
Por, ky institucion ka dërguar statistika për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, ku përveç policëve përfshihen edhe zyrtarë institucioneve tjera shtetërore.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2024 kanë qenë 154 raste të tilla, ndërsa sivjet deri më 7 mars janë raportuar 26 sulme ndaj personave zyrtarë.
Por, sa mund të shkojë dënimi për personat që kryejnë këtë vepër penale.
“Kushdo që sulmon ose kanos seriozisht personin zyrtarë për çështje të ndërlidhura me detyrën zyrtare ndëshkohet me burgim nga tre muaj deri në 3 vite”, ka thënë Ardian Bajraktari, Avokat.
Ndërkaq, kur sulmi bëhet ndaj punonjësve të institucioneve të tjera siç janë gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët doganorë, zyrtarët të shërbimit korrektues, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.
Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se për shkak të natyrës së punës, zyrtarët policorë janë më së shumti të përfshirë në këto raste.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë që në shumicën e rasteve, qytetarët nuk pajtohen me gjobat policët ua shqiptojnë, sidomos në komunikacion.
Por, sipas tij, jo gjithherë sulmet kryhen për fajin e qytetarëve.
“Edhe nga zyrtarët policorë kur ka tejkalim të përdorimit të forcës të nevojshëm të forcës prandaj këtu mund të kemi edhe kundër reagim të qytetarëve”, ka thënë Valdet Hoxha, Ish-zv. Ministër i Brendshëm.
Megjithatë, Hoxha vlerëson lart punën e Inspektoratit Policor dhe gjykatave në raste të tilla.