Zjarri në malet e Deçanit, reagon Bashkim Ramosaj

Aktuale

Zjarri në malet e Deçanit, reagon Bashkim Ramosaj

Nga: Bota sot Më: 9 mars 2025 Në ora: 00:14
Zjarri në Deçan

kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dal me një reagim pas zjarreve në Deçan.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka kërkuar që qytetarët të bashkohen në një aksion të përbashkët për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, duke ftuar vullnetarët të mblidhen nesër në ora 08:00 tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan

Postim i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!

BR

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat