Edhe Arben Gashi kërkon rinumërim të të gjitha votave

Aktuale

Edhe Arben Gashi kërkon rinumërim të të gjitha votave

Më: 9 mars 2025 Në ora: 10:09
Deputeti i LDK’së, Arben Gashi

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave pasi sipas tij numërimi ka dështuar dhe “ka dëmtuar rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor”.

Ai ka thënë se ka ndodhur manipulim masiv me votën e diasporës.

Sipas tij këto vota janë manipuluar brenda partive politike.

Në fund, Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.

“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë. Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat