A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Ja si përgjigjet Kurti

Aktuale

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Ja si përgjigjet Kurti

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:51
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunoj me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë.

Kurti u shpreh pozitiv derisa tha se do të bashkëpunoj edhe me ministrin Rashiq dhe pakicat tjera.

“Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata në mazhorancën tonë e në kabinetin qeveritar”, tha ai.

Kurti e quajti Rashiqin “ministër shembull” dhe tha se ai ka punuar shumë për qytetarët serbë të Kosovës.

“Ne bashkëpunojmë me pakicat në Kosovë, me të gjitha ato që duan të kontribuojnë, të përfitojnë, të integrohen. Pa dyshim që ministri Rashiq është ministër shembull i qeverisë sonë por edhe është ministri që ka kontribuuar për komunitetin serb më shumë sesa cilido ministër tjetër në këtë pozitë para tij”, tha Kurti. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat