Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Uashington

Aktuale

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në Uashington

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë lobues të kontraktuar në SHBA.

Derisa Serbia vazhdon të forcojë prezencën e saj në Uashington përmes pesë kontratave të lobimit, Kosova mbetet pa një mekanizëm të tillë ndikimi.

Marrëveshjet e mëparshme të lobimit skaduan pikërisht pak para ndryshimeve në administratën amerikane me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat