Ushtarët letonez të KFOR-it patrullojnë në veri

Aktuale

Ushtarët letonez të KFOR-it patrullojnë në veri

Më: 9 mars 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Ushtarët letonezë të cilët janë të angazhuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, realizuan një patrullim të zakonshëm në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit ky patrullim u bë për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatimin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat