Ankesa e vonshme e LVV-së për 70 fletëvotimet e shpallura të pavlefshme, çka tha PZAP

Aktuale

Ankesa e vonshme e LVV-së për 70 fletëvotimet e shpallura të pavlefshme, çka tha PZAP

Më: 9 mars 2025 Në ora: 17:20
Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do t’i shpallte të vlefshme 70 fletëvotime për të cilat Lëvizja Vetëvendosje u ankua, por kjo parti s’e në kohë ankesën.

LVV-ja u ankua për shpalljen si të pavlefshme të 70 fletëvotimeve. PZAP e ka hedhur ankesën si të pasafatshme.

“Më tej në ankesë theksohet se fletëvotimet janë shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik në shtypjet/printimet e fletëvotimeve përkatëse, përkatësisht printim jo i plotë (disa prej tyre) dhe po ashtu disa të tjera janë shpallur të pavlefshme me arsyetimin se i mungon llogoja, të cilat fakte kanë mundur të jenë gabim teknik me rastin e printimit, mirëpo që vërehet qartë qëllimi i votuesve, bazuar në legjislacionin përkatës zgjedhor. Lidhur me rastet e tilla, PZAP tashmë ka praktikë me vendimin Anr.623/2025, përmes së cilit për fletëvotimet me problemet e natyrës së njëjtë, ndonëse të shpallura fillimisht të pavlefshme nga komisionerët përkatës në QNR, ka vendosur ti shpallë të vlefshme”, thuhet në vendimin e PZAP.

Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, PZAP thotë se “votuesi duhet vet ta shtypë/printojë fletëvotimin nga faqja zyrtare e KQZ-së”.

“Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit, vërehet se fletëvotimet, nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat