A po bëhet Kosova terren spiunazhi?

Aktuale

A po bëhet Kosova terren spiunazhi?

Më: 10 mars 2025 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Pak ditë pasi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit u ngrit aktakuzë për spiunazh, në radarët e Prokurorisë Speciale, doli të jetë edhe Jelena Gjukanoviq.

Si punonjëse e OSBE-së, ao dyshohet se shërbeu si informatore e BIA-s serbe.

Për këto dyshime ndaj saj u kryen hetime disa mujore, derisa u arrestua e u la në paraburgim për një muaj.

Rastet e tilla të dyshimeve të spiunazhit, vlerësohet se çojnë sinjal tek institucionet kosovare për kujdes.

“Është indikatorë që Republika e Kosovës duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme të investojë në jo vetëm në burimet e resurseve njerëzore në aspektin professional, por edhe në aspektin e teknologjisë, e mjeteve teknike të cilat i përdorin këto institucione për të ruajtuar sigurinë e vendit apo për të parandaluar çfarëdo lloj sulmi”, shprehet Anton Nrecaj nga institute CLARD.

Kujdesi konsiderohet se duhet të orientohet më shumë tek vendet armiqësore.

“Kjo është një dëshmi e fortë se në Kosovë, ka aktivitete të spiunazhit, posaçërsisht të vendeve armike, siç janë Serbi e Rusia, të cilat angazhojnë qytetarë që kanë mundësi të krijimit të qasjeve për informacione të rëndësisë së veçantë, të cilat do të ishin me interes për ndonjë shërbim të caktuar sekret”, vlerëson Bedri Elezi, njohës i sigurisë.

Sipas ligjit në fuqi, për vepra të spiunazhit dënimi është nga 3 deri në 12 vite burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat