Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës.
Kjo mbledhje nis nga ora 11:00.
Gjatë këtij takimi, është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë, si dhe përsëritjen e procesit.
Ndërkaq, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.
Ai ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimin e votave.