“Nëse lind nevoja do të…”, Konjufca zbulon si do ta formojnë qeverinë

Aktuale

“Nëse lind nevoja do të…”, Konjufca zbulon si do ta formojnë qeverinë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 10:33
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, ka folur për gazetën italiane Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa rreth arritjes eventuale të krijimit të një qeverie të re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se beson se do ta arrijnë me pakicat jo-serbe – ndërsa opozitës i përshkroi “qëndrime obstruksioniste”, “sulme agresive dhe goditje të ulëta” gjë që, sipas tij, “ka lënë shenjë”.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për OBCT.

“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat