Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka reaguar pas raportimeve për anulimin e disa fluturimeve nga Kosova drejt Gjermanisë.
MPJD ka sqaruar se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një greve në aeroportet gjermane.
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka konfirmuar se greva prek edhe linjat direkte mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte”, thuhet në njoftim.
MPJD dhe autoritetet përkatëse po ndjekin situatën dhe do të ofrojnë informacione shtesë për udhëtarët e prekur nga këto anulime.