​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Aktuale

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Më: 10 mars 2025 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të izolonte përgjithmonë ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan Perëndimor.

Kështu tha në diskutimin për Ballkanin Perëndimor të Qendrës Davis për studime ruse dhe euroaziatike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Profesoresha në “Duke University”, Albulena Kastrati tha se Rusia vazhdimisht po e mbështetë Serbinë në përpjekjet e saj për të destabilizuar Bosnjë dhe Hercegovinën dhe për të mohuar shtetësinë e Kosovës.

“Rusia vazhdimisht mbështet Serbisë në përpjekjet e saj për të destabilizuar Bosnjë dhe Hercegovinën dhe për të mohuar shtetësinë e Kosovës. Qasja transaksionale e BE-së dhe ShBA-së ndaj Serbisë – përmes marrëveshjes ushtarake me Francën, marrëveshjes së litiumit me Gjermaninë dhe shitjes së armëve në Ukrainë – vetëm sa e ka ledhatuar Serbinë, të vetmin vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Për më tepër, dy banka ruse 2 vazhdojnë të operojnë në Serbi, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të kapitalit dhe transaksioneve ruse. Hezitimi i BE-së për t'i dhënë përparësi zgjerimit, e ka lënë rajonin të pambrojtur ndaj ndikimit rus”, tha ajo.

Në anën tjetër, hulumtuesja mbi politikën e identitetit në Universitetin e Hardvardit, Flora Ferati- Sachsenmaier, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një pikë kritike në gjeopolitikën evropiane, pasi këto vende po e gjejnë vetën të kapur mes angazdhimit të lëkundur të BE-së ndaj zgjerimit si dhe ndikimit në rritje të Kinës dhe Rusisë.

“Në mungesë të një BE-je të sigurt dhe efektive, Moska dhe Pekini kanë ndërhyrë, duke përdorur fuqi të butë, levë ekonomike, dhe manovra politike. Ndikimi i tyre përforcohet nga politikanët autokratë vendas si Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Milorad Dodik i Republikës Srpska, të cilët shërbejnë si partnerë kryesorë në pengimin e rrugës së rajonit në BE”, tha ajo.

Ndërkaq, hulumtues i studimeve ruse dhe euraziatike ne Universitetin e Harvardit, Pëllumb Çitaku, tha se prania në rritje e investimeve dhe financimeve kineze dhe ruse në Republikën Srpska, Serbi dhe Mal të Zi në sektorë strategjikë si energjia, telekomunikacioni dhe infrastruktura kritike, paraqet rreziqe ekonomike dhe gjeopolitike për rajonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat