Abdixhiku:Çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse
Pasi që është pyetur për reagimet e kandidatëve për deputet të kësaj partie rreth çështjeve të votave të mërgatës, Abdixhiku tha se çdo kandidatë mund t’i adresojë vërejtjet në institucionet përkatëse.
“Kemi diskutuar dhe se çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse, për çdo gjë, qoftë për çështje procedurale të KQZ-së, qoftë për çështje të hetuesisë, mbështesim secilin hetim të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ruajtja e votës, ruajtja e votës së brendshme, ruajtja e votës ndërpartiake është gjeja më e shenjtë...nuk mund të pretendojmë rrënim të procesit zgjedhor vetëm se është rrit LDK, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës, vetëm pse partia në pushtet nuk i ka marrë 51 mandate siç ka pretenduar ”, shtoi ai.
I pari i LDK-se theksoi se i takon partisë së parë me më së shumti vota të nis afatet kushtetuese sa më parë, pasi vendit i duhet stabilitet institucional, qeveria dhe parlamenti i Kosovës.
Abdixhiku pas takimit të kryesisë së LDK-së, tregon se çfarë diskutuan
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku ka bërë pronocimin për media, pas takimit pesë-orësh të këtij subjekti politik.
Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe për rezultatet e LDK-së në këto zgjedhje.
“Diskutuam për procesin zgjedhor, rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku vlerësuam se ky rezultat i siguron 20 mandate të ardhshme të LDK-së në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Është një rritje e mbarë dhe e mirë, dhe i jep stabilitet politik LDK-së për t’i vazhduar reformat, dhe për të vazhduar ndryshimin e zëshëm që LDK-ja do ta ketë”, tha ai.
Tutje, i pari i LDK-së tha se kjo parti vlerëson vlerësimin e qytetarëve, si dhe kupton mesazhin e tyre.
“Vlerësojmë vlerësimin e qytetarëve ndaj nesh, e kuptojmë mesazhin e tyre, nuk dimë ndryshe, nuk duhet ndryshe, nuk do të bëjmë ndryshe, veç që të sillemi qysh jemi sjellë deri më tani, pra të jemi më dinjitet, të respektojmë Republikën e Kosovës, të respektojmë qytetarët”, deklaroi ai.
Abdixhiku: Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë parti në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar nuk kanë pas asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë, sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën nuk kanë, nuk duan dhe nuk punojnë për një bashkëpunuam me ata.
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me LVV-në
“Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë parti në Kosovë, sidomos nuk kemi pas takim me partinë në pushtet. LDK e ka të qartë politikë karshi LVV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunuam me ta, pra ky është pozicion i qartë i LDK-së para elektoral dhe elektoral. LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit, ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani dhe po ashtu kemi thënë se LDK nuk synon dhe nuk do të punojnë për një qeveri afatshkurta, pra pa zgjidhjen e çështjes bazike të presidenti që përcakton edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale të Kosovë, LDK nuk beson që do të ketë stabilitet qeveritar dhe për qeveri afatshkurtra nuk është e interesuar fare, nuk do të përsëritim gabimet paraprake të futje në qeveri në afat shkurtër”, tha ai.
Ai tha se beson që i takon të parit, fituesit të zgjedhjeve të nis afatet kushtetuese sa më parë, pasi vendit i duhet stabilitet institucional, qeveria dhe parlamenti i Kosovës.
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në
Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë për koalicione paszgjedhore.
“LDK e ka të qartë pozicionin politik karshi LVV-së. Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje”.
Abdixhiku poashtu tha se nuk do të futet në ndonjë koalicion pa pasur postin e kryeministrit.
“LDK poashtu nuk do të punojë për një qeveri afatshkurte. Pa u caktuar edhe pozita edhe presidentit të ardshëm ne nuk duakm qeveri”.
Përfundon mbledhja e LDK-së
Mbledhja e LDK-së ka zgjatur 5 orë e 7 minuta.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, mban konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.
Po vazhdon ende mbledhja e kryesisë së LDK-së
Është duke vazhduar edhe më tej mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje ka filluar nga ora 14:30.
Raportohet se pas përfundimit do të ketë deklarim nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.
Në mbledhjen e udhëhequr nga Abdixhiku, anëtarët e kryesisë po trajtojnë tema sa i përket rezultatit zgjedhor dhe hapave që do të ndërmerren pas certifikimit të rezultateve.