Abdixhiku pas takimit të kryesisë së LDK-së, tregon se çfarë diskutuan

Aktuale

Abdixhiku pas takimit të kryesisë së LDK-së, tregon se çfarë diskutuan

Më: 10 mars 2025 Në ora: 19:48
Lumir Abdixhku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku ka bërë pronocimin për media, pas takimit pesë-orësh të këtij subjekti politik.

Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe për rezultatet e LDK-së në këto zgjedhje.

“Diskutuam për procesin zgjedhor, rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku vlerësuam se ky rezultat i siguron 20 mandate të ardhshme të LDK-së në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Është një rritje e mbarë dhe e mirë, dhe i jep stabilitet politik LDK-së për t’i vazhduar reformat, dhe për të vazhduar ndryshimin e zëshëm që LDK-ja do ta ketë”, tha ai.

Tutje, i pari i LDK-së tha se kjo parti vlerëson vlerësimin e qytetarëve, si dhe kupton mesazhin e tyre.

“Vlerësojmë vlerësimin e qytetarëve ndaj nesh, e kuptojmë mesazhin e tyre, nuk dimë ndryshe, nuk duhet ndryshe, nuk do të bëjmë ndryshe, veç që të sillemi qysh jemi sjellë deri më tani, pra të jemi më dinjitet, të respektojmë Republikën e Kosovës, të respektojmë qytetarët”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat