Abdixhiku: Çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse

Aktuale

Abdixhiku: Çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse

Më: 10 mars 2025 Në ora: 20:09
Lumir Abdixhiku

Pasi që është pyetur për reagimet e kandidatëve për deputet të kësaj partie rreth çështjeve të votave të mërgatës, Abdixhiku tha se çdo kandidatë mund t’i adresojë vërejtjet në institucionet përkatëse.

“Kemi diskutuar dhe se çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse, për çdo gjë, qoftë për çështje procedurale të KQZ-së, qoftë për çështje të hetuesisë, mbështesim secilin hetim të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ruajtja e votës, ruajtja e votës së brendshme, ruajtja e votës ndërpartiake është gjeja më e shenjtë...nuk mund të pretendojmë rrënim të procesit zgjedhor vetëm se është rrit LDK, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës, vetëm pse partia në pushtet nuk i ka marrë 51 mandate siç ka pretenduar ”, shtoi ai.

I pari i LDK-se theksoi se i takon partisë së parë me më së shumti vota të nis afatet kushtetuese sa më parë, pasi vendit i duhet stabilitet institucional, qeveria dhe parlamenti i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat