Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi në Pressing se “LDK s’ka bo kurgjë prej kur ka vdekë presidenti Rugova”. Sipas tij, LDK ka qenë patericë e PDK-së, por këtë e ka bërë “stop” Abdixhiku, thotë Spahiu.
Sipas tij, ky qëndrim i Abdixhikut “ e rritë LDK-në”.
“Patericë u konë, prej kur u dek Rugova LDK-ja s’ka bo kurgjë…”, tha Spahiu.
“Prej kur u dekë Rugova u mësu që LDK-ja me konë patericë e PDK-së, tash me Lumirin po thotë STOP kjo, s’jemi as e PDK-së as e VV-së dhe kjo e rritë LDK-në. Nëse bëhet patericë, një shkelëm ja ka dhanë Isa Mustafa, tjetrin do ja jap Lumir Abdixhiku”, tha ai.