Rutte niset për në Kosovë, ambasadori Zemaj: Ditë historike KOSOVË – NATO

Aktuale

Rutte niset për në Kosovë, ambasadori Zemaj: Ditë historike KOSOVË – NATO

Më: 11 mars 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Shefi i NATO-s, Mark Rutte është nisur për në Kosovë, nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj. Ai ka publikuar fotografi në Facebook, të cilat tregojnë aeroplanin brenda të cilit është Rutte.

Me rastin e ardhjes së tij në vendin tonë, policia ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë.

Ditë historike KOSOVË – NATO

Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.

Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.”, ka shkruar Zemaj.

Lidhur me këtë vizitë policia ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë.

Rutte do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin me të cilën do të mbajë edhe konferencë për media, dhe më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat