Halil Geci ka shkuar në lidhje me “krizën e brendshme” në LDK, pas akuzave për manipulim dhe vjedhje të votave brenda kandidatëve të tyre.
Geci përmes një shkrimi në Facebook tha se arsyeja kryesore që Abdixhiku thirri mbledhje gjatë ditës së djeshme, ishin pikërisht vjedhja e votave brenda partisë.
Ai u shpreh kritik me kryesinë e “partisë së re të Lumirit”.
“LDK dikur ishte partia e vetme në Ballkan, e mos të flasim për shqiptarët, që ishte shembull i kulturës politike dhe edukatës, përmes së cilës mësonin ballkanasit.
Vjedhja, blerja dhe dhuna për të fituar vota brenda partive të tjera politike në Kosovë kanë qenë të zakonshme, veçanërisht te partitë e komandantëve.
Por në LDK, kjo nuk ka ndodhur kurrë”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
LDK në krizë: Manipulimi i votave dhe shkatërrimi i trashgëmisë së Rugovës
“Kriza e brendshme në LDK: me Vjedhje votash është fundi i parimeve Rugoviane”
“Vjedhje” me vota brenda partisë ndodhi në Partinë e Re të Lumirit. Për këtë arsye, Lumi thirri kryesinë e Partisë së Re për t’ua mbështjellë kokën me akull.
Kjo, në zhargonin popullor, i bie si ajo metafora e faneshës që thotë: “Po të ishte gjithkush në gjendje të mbante shtëpi, Kola im do të kishte mbajtur tri.”
Thuhet se nga krijesat që ka krijuar Zoti, asnjëra prej tyre nuk e ha llojin e vet; të vetmet krijesa që e hanë llojin e vet janë hijenat. E vetmja parti që po e ha njëri-tjetrin brenda llojit po del të jetë Partia e Re e Lumir Abdixhikut.
Po të kishte marrë qoftë edhe pak kulturë politike kjo Parti e Re e Lumit nga LDK-ja ime dhe e Ibrahim Rugovës, nuk do ta bënte këtë krim duke e kafshuar për së gjalli njëri-tjetrin.
LDK dikur ishte partia e vetme në Ballkan, e mos të flasim për shqiptarët, që ishte shembull i kulturës politike dhe edukatës, përmes së cilës mësonin ballkanasit.
Vjedhja, blerja dhe dhuna për të fituar vota brenda partive të tjera politike në Kosovë kanë qenë të zakonshme, veçanërisht te partitë e komandantëve.
Por në LDK, kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Eh, çfarë të themi! Kohët kanë ndryshuar – erdhi Kica e Kuca, erdhi Lumiri, iku Rugova, Fatmiri dhe Halili.
Ajo që po ndodh sot në LDK-në e kapur është një fenomen shqetësues që minon besimin e votuesit rugovian.
Për herë të parë pas më shumë se tri dekadash, kandidatët për deputetë të LDK-së po akuzojnë njëri-tjetrin për tjetërsim votash brenda partisë, duke pretenduar se votat e tyre janë transferuar te kandidatë të tjerë të së njëjtës parti.
Nuk dyshohet se kjo hajni i shkon Partisë së Re, por LDK-së sime – kurrë!
Po dyshoj se edhe mbesës sime Marigonës ia kanë vjedhur votat, sepse sipas pritshmërive të “mia,”vetëm nga diaspora Marigona do t’i merrte 30 mijë vota, edhe nja 30 mijë brenda vendit. Por, ja që kjo hajni paska ndodhur dhe si duket, ka qenë në rrezik të mos e kalojë mandatin.