Publicisti dhe analisti Shkëlzen Gashi ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndodnëse nuk kishte edhe qeverisje me performancë të lartë, mori vetëm 40 mijë vota më pak.
Ai në postimin e tij në Facebook tha se diku 20 mijë vota ia paska vjedhë LDK-ja, 20 mijë ia ka marrë Lista për Familje.
“Qeverisje katër vjeçare - thënë butë - e dobët!
Por, përkundër kësaj, vetëm rreth 40 mijë vota ma pak (afro 20 mijë ja paska marrë koalicioni për familje dhe diku 20 mijë ja paska vjedhë LDK-ja)”.
Madje, Gashi tregoi se edhe kush ndikoi që të mos bie LVV më poshtë me vota.
“Kështu është kur për katër vjet pandërpre 'opoziton' dhe 'gazetaron' me shpifje, rrena, trillime, sajesa, denigrime, e kështu me radhë”, shkroi Shkëlzen Gashi përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë: