Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se nuk mund të parashikohet paqe nëse mbetemi me probleme dhe për këtë kërkohet të punohet së bashku që të kemi paqe afatgjate.
"Është kënaqësi t’ju shoh këtu në Prishtinë sot, në udhëtimin tim të për si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Ballkan. Jam këtu për të vizituar personelin e KFOR-it së bashku me përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit Veriatlantik të NATO-s dhe partnerëve operacionalë t KFOR-it. Prani e sotme këtu është një demonstrim krejt i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë e pastaj për stabilitetin e rajonit. Sapo patëm një diskutim të frytshëm sa përket sigurisë në Kosovë si dhe në rajon", tha ai.
Sipas tij, NATO ka mbështetur paqen stabilitetin në Ballkanin Perëndimor tashmë 30 vjet me radhë.
"Përkushtimi ynë shtete edhe sot i udhëhequr nga KFOR-i që është misioni më afatgjatë por edhe më i madh nën lidershipin e shkëlqyeshëm nga gjenerali Enrico Borduano. Trupat tanë të KFOR-it punojnë pa pushim për të siguruar një ambient me rend e me siguri për gjithë popullin e të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë në përputhje me mandatin e OKB-së për KFOR-in", tha ai.
Duke shtuar se përveç kësaj, ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë t’i mbështesin institucionet tjera të sigurisë më zhvillim kapacitetesh edukim e trajnim e kështu me radhë.
"Një rajon më i sigurt i Ballkanit Perëndimor nënkupton më shumë siguri për gjithë zonën e NATO-s. Duhet ta kemi të qartë se çka kemi para nesh. Dekadat e zgjatura të ndërtimit të paqes nuk mund të lihen anash. Jemi plotësisht gati për t’ju përgjigjur çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim një bashkëpunim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Kjo është shumë me rëndësi për ne", tha Rutte.